Ia vodhën paratë e këmbimores në të cilën punonte

by admin
Spread the love

Një person ka raportuar të shtunën se ia kanë vjedhur paratë e këmbimores në të cilën ai punonte.

Ai i kishte lënë paratë e punëdhënësit të itj në bagazhin e veturës dhe, sipas tij, dikush ia kishte marrë çantën me para gjatë kohës sa ai po hynte në veturë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se çantën me një shumë të parave e kishte lënë në bagazhin e veturës dhe deri sa ishte duke hyrë në veturë dikush ka hapur bagazhin dhe i ka marrë çantën me para dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka deklaruar se punon në këmbimore dhe paratë ishin të këmbimorës”.

“Rasti është duke u hetuar”, ka përfunduar Policia.

You may also like