I zbukuruar me flamuj të Kosovës, ky është vendi në Algjeri ku po qëndron ekipi jonë

by admin
Spread the love

Ekipi kosovar momentalisht gjendet në Algjeri, ku edhe do të jenë pjesëmarrës të edicionit të 19-të të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Ekipi jonë është sistemuar në Fshatin Mesdhetar në një ndërtesë të veçante, të cilën dje e zbukuruan me flamuj të Kosovës.

Në një video të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), tani mund të shihet nga afër edhe vendi se ku po qëndron ekipi kosovar, para fillimit të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Pavarësisht se gjenden në një vend i cili nuk njeh Kosovën si shtet, ekipi kosovar ka bërë të mundur që Orani të sheh nga afër si duket flamuri i Kosovës.

Videon e gjeni më poshtë.

You may also like