I thashë që vij nga Shqipëria

by admin
Spread the love

Aktori i programit të humorit, ‘Portokalli’, Irgen Çela, i njohur ndryshe edhe me nofkën ‘Xhoda’ pati mundësinë të takonte yllin e kinematografisë botërore Al Pacinon, njëkohësisht idhulli i tij prej shumë vitesh.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, Irgeni zbuloi se bileta për të qenë pjesëmarrës në aktivitetin ku ishte pjesë edhe aktori ndërkombëtar, Al Pacino kushtonte 300 euro, ndërsa foto me të ka kushtuar plot 500 euro.

“Bileta për të shkuar atje ku ishte ai kushtoi 300 euro, kurse për të shkrepur këtë fotografi pagova 500 euro… Ishin më shumë se 1000 vetë të pranishëm dhe shumë prej tyre po prisnin në radhë”, shpjegoi Xhoda, ndërsa kujtoi edhe dialogun e shkurtër që bëri me të.

“Më vonë e perceptova atë momentin e vogël që e takova dhe i thashë në anglisht që kisha ardhur nga Shqipëria për ta takuar. Ai më tha “m’u bë qejfi” dhe më vonë kur dola që andej kuptova që unë kisha komunikuar me atë”, tha i emocionuar Xhoda.

You may also like