“I thash Ramës ta largonte, por nuk i erdhi mirë”, Spartak Braho zbulon lëvizjen më të fundit të Vangjush Dakos

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Spartak Braho zbuloi sot në emisionin ‘Breaking’ se për zgjedhjet e pjesshme, të cilat pritet të mbahen në 6 mars, në Durrës për fushatën e Partisë Socialiste ka dalë dhe Vangjush Dako.

Sipas tij tek votuesit kjo gjë ka patur një ndikim negativ. Ndër të tjera në fjalën e tij Braho ka zbuluar se ka partur gjithashtu një komunikim me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe njëherësh kreun e Partisë Socialiste ku i ka kërkuar këtij të fundit që të hiqte dorë nga Dako dhe të mos e përfshinte në fushatë.

Deklarata e Brahos:

“Dako ka dalë në fushatë për këto zgjedhje. Kam komunikuar me Ramën, i thash largohu nga Vangjush Dako. E pash që nuk i erdhi mirë. Ç’e pyet, Dako në fushatë ishte tmerr. Pati në Durrës reagim shumë negative. Durrësi mban vulën e tij dhe kulmi i skandalit është Veliera. Një palo vepër pa kuptim fare.”– tha Braho.

You may also like