I survejuar prej ditësh, Martinaj dyshohet se u ekzekutua nga vrasës me pagesë

by admin
Spread the love

Kronikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Ndërsa policia është në kërkim të autorëve të atentatit të trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, duket se dyshimet e para flasin për një vrasje të paguar.

Sipas informacioneve jo zyrtare të bëra publike nga News 24, atentatorët kanë survejuar prej ditësh lëvizjet e shënjestrës së tyre, që duket se ka qenë Brilant Martinaj, kushëri me Ervis Martinaj.

23-vjeçari Martinaj njihej si person me precedentë penalë, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar për për vrasjen e ish-efektivit të policisë Xhuliano Prela, por që më pas për këtë ngjarje është akuzuar dikush tjetër./Opinion.al

You may also like