I sulmoi policët, arrestohet një person në Ferizaj

by admin
Spread the love

Një person është arrestuar, të shtunën, rreth mesnatës,në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit, në momentin e përplasjes me policinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit, fillimisht nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like