I skadon kontrata pas një muaji, Luis Suarez gati për “ëndrrën amerikane”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luis Suarez u transferua në merkaton e verës si një lojtar i lirë nga Atletico Madrid tek Nacional, por duket se aventura e tij do të përfundojë shpejtë. Suarez është gati për një tjetër aventurë, këtë herë në Amerikë.

Sipas The Sun, sulmuesi nga Uruguai do të transferohet tek ekipi i Los Angeles Galaxy. Kontrata e 35-vjeçarit me Nacional skadon pas 1 muaji dhe “Il Pistolero” nuk ka në plan të rinovojë me klubin ku aktivizohet.

Pasi pati një karrierë fantastike në Europë me ekipe si Ajaxi, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid, legjenda e Uruguait do të provojë një aventurë të re ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të bëhet shok skuadre me lojtarë si, Douglas Costa, Chicharito apo Rigui Puig. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Facebook

You may also like