“I pushtuar” nga lojtarët e Superiores, ja formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Arabisë Saudite

by admin
Spread the love

Kur na ndajnë edhe pak nga ndeshja miqësore midis Arabisë Saudite dhe Shqipërisë e cila do të zhvillohet pa kamera në Abhu Dabi janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Kështu, kuqezinjtë, ashtu siç u raportua nga Oversport do të luajmë me një formacion ku do të mbizotërojnë lojtarët nga “Abissnet Superiore”.

Katërkëndëshi do të mbrohet nga Kastrati, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të jenë Gurishta, Bitri dhe Turkaj. Krahët do të mbulohen nga dyshja Hadroj dhe Marku.

Sa i përket mesfushës, Muçolli, Deliu dhe Mala do të ndajë së bashku repartin. Në sulm do të luajnë Sokol Cikalleshi dhe golashënuesi i “Abissnet Superiore” deri në këtë moment, Redon Xhixha. /oversport.tv

You may also like