Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, është i bindur se lojtarët e tij mund të përballojnënjë atmosferë potencialisht armiqësore, për të mposhtur Gallatasarajin në ndeshjen vendimtare të Grupit A të Ligës sëKampioneve sonte.
“Djajtë e kuq” shkojnë në Stamboll, dukee ditur se nuk do të jenë në gjendje të arrijnë në fazën eliminatore nëse humbasin. Ndeshja vjen 30 vjet pas udhëtimit tëparë të Junajtidit në Stamboll, i cili ishte një duel jashtëzakonisht frikësues.
“Ne e dimë semund të fitojmë jashtë në Europë dhe kemi besim”, tha Ten Hag në konferencë. “Ndeshjet e fundit jashtë shtëpisë në kampionat ishin gjithashtu mjedise shumë armiqësore. Ne luajtëm shumë mirë. Ishim shumë të qetë”.
Anglezët arritën një fitore në transfertën me Fulhamin dhe Evertonin, por humbja 3-2 ndaj Gallatasarajit në “Old Trafford” më 3 tetor, është një rezultat që Junajtid duhet ta korrigjojë, për të mos i dhënë lamtumirën Champions-it që në këtë fazë.
“Kjo skuadër, edhe vitin e kaluar në Barcelonë bëri mirë (në Ligën e Europës), kështu që ne e dimë se si ta trajtojmë atë dhe jam i sigurt se do të jetë një ekip i sigurt në fushë”, shtoi holandezi.
Ndeshja e vitit 1993 në Stamboll e gjeti Junajtidin në kërkim të arritjes së fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, e cila ishte një fazë që vinte më vonë në kompeticion. Por pasi barazoi 3-3 nëndeshjen e parë në “Old Trafford”, një rezultat 0-0 në kthimi eliminoi “djajtë”.
Ndeshja në Turqi u kujtua për atmosferën armiqësore dhe frikësuese që krijuan tifozët e Gallatës, me mijëra që pritën lojtarët në aeroport, ndërsa një tifoz turk mbante një tabelë me shkrimin “Mirë se erdhët në ferr”.
Ten Hag u pyet nga një gazetar turk në konferencën e tij për shtyp se cilat ishin planet etij “për të dalë nga ferri” të mërkurën dhe ai tha: “Ne duhet të bëjmë lojën tonë. Natyrisht, Junajtidi ka një histori të shkëlqyer, por ju nuk mund të merrni asnjë garanci prej saj në të ardhmen, kështu që ne duhet të krijojmë të ardhmen tonë. Ajo është e shkuara, kështu që nesër ka të bëjë me të ardhmen, prandaj ne duhet ta bëjmë lojën tonë. Varet nga ne”.
PANORAMASPORT.AL