I përfundoi kontrata me Arsenalin, Lyoni kthen në shtëpi sulmuesin e famshëm francez

by admin
Spread the love

Alexandre Lacazette kthehet te skuadra ku u formua dhe u bë i njohur në futbollin elitar europian. Pas pesë seozonesh tek Arsenali (londinezët e blenë për shumë rekord të kohës: 46.5 milionë stërlina) 31-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Lyonit në Ligue 1. Lacazette kthehet në klubin francez me një marrëveshje trevjeçare, pra të vlefshme deri në qershor 2025.

Lyoni njoftoi se në klub ishin “shumë krenarë dhe shumë të lumtur” për kthimin e Lacazette në skuadrën së cilës iu bashkua në moshën 12-vjeçare, duke shtuar se kjo marrëveshje “ka qenë prioriteti i klubit për disa muaj”.

Sipas Shqip, Lacazette 31 vjeç, kaloi në të gjitha skuadrat e moshave të Lyonit dhe shënoi 129 gola në 275 ndeshje në të gjitha garat me ekipin e parë nga sezonin 2009-’10 deri kur nënshkroi për Arsenalin në vitin 2017.

Lacazette ishte kapiten i Arsenalit pas Pierre-Emerick Aubameyang, të cilit iu hoq shiriti nga Arteta në dhjetor për një shkelje disiplinore (më pas iu bashkua Barcelonës).


Top Channel

You may also like