I nxehti përvëlues vë në alarm Evropën! 61,000 viktima gjatë verës së 2022: Italia është vendi më i prekur

by admin
Spread the love

Kriza klimatike ka një çmim dhe sot ne po e paguajmë tashmë. Kostoja ekonomike, vlerëson Bashkimi Evropian, ka arritur në 145 miliardë në dhjetë vitet e fundit. Sipas Eurostat, viti i kaluar ishte rekordi për temperaturat më të larta të regjistruara në Kontinentin e Vjetër me një rritje mesatare prej mbi dy gradë.

“Vera e vitit 2022 ishte sezoni më i nxehtë i regjistruar në Evropë, i karakterizuar nga një seri intensive valësh të nxehti, që çuan në rritje të temperaturës, thatësirës dhe aktivitetit të zjarrit”- shpjegojnë studiuesit.

Ekstremitetet e motit na kushtuan kaq shumë, por mesa duket kostoja nuk ishte vetëm ekonomike, por edhe shëndetësore. Një studim i publikuar nga Nature Medicine ditën e djeshme vlerëson se temperaturat përvëluese vranë 61,672 njerëz në 35 vende evropiane midis qershorit dhe shtatorit të vitit të kaluar. Dy nga tre vdekje ishin gra.

Vdekshmëria në Evropë gjatë verës së vitit 2022

Mbi 70,000 vdekje të tepërta për shkak të temperaturave të larta ndodhën në Evropë gjatë verës së vitit 2003. Ndërgjegjësimi shoqëror që rezultoi çoi në hartimin dhe zbatimin e strategjive të përshtatjes për të mbrojtur popullatat në rrezik. Ne synuam të përcaktojmë sasinë e barrës së vdekshmërisë të lidhur me nxehtësinë gjatë verës së vitit 2022, sezoni më i nxehtë i regjistruar në Evropë. Ne analizuam bazën e të dhënave të vdekshmërisë së Eurostat-it, e cila përfshin 45,184,044 raste vdekjesh nga 823 rajone të afërta në 35 vende evropiane, që përfaqësojnë të gjithë popullsinë prej mbi 543 milionë njerëz. Ne vlerësuam 61,672 vdekje të lidhura me nxehtësinë në Evropë ndërmjet 30 majit dhe 4 shtatorit 2022. Vendet si Italia me 18,010 të vdekur; e ndjekur nga Spanja me 11,324 dhe Gjermania me 8,173 viktima, ishin vendet të cilat kishin numrin më të lartë të vdekshmërisë të lidhur me nxehtësinë e verës.

Sipas përllogaritjeve të raportit, Italia zinte vendin e parë të vdekshmërisë për shkak të të nxehtit, me 295 vdekje për milion, e ndjekur nga Greqia me 280 viktima, Spanja 237, dhe Portugalia me 211 viktima. Në raport me popullsinë, studimi i Nature vlerësoi se shkalla e vdekshmërisë për shkak të të nxehtit ishte shumë herë më i lartë tek femrat sesa tek meshkujt. Sipas studimit, 56% e femrave humbisnin jetën çdo vit, ndryshe nga meshkujt norma e vdekshmërisë për të cilët nga mosha 0-64 vjeç shkonin 41%.

Duke qenë se Evropa është “një pikë e rëndësishme e ndryshimit të klimës, këto popullsi do të ekspozohen gjithnjë e më shumë ndaj kushteve ekstreme të verës dhe për këtë arsye pritet të përjetojnë vdekshmëri gjithnjë e më të lartë të lidhura me nxehtësinë në të ardhmen”, paralajmërojnë studiuesit, të cilët theksojnë “rëndësinë e forcimit të platformave të mbikëqyrjes së nxehtësisë, të planeve parandaluese dhe strategjive afatgjata të përshtatjes ndaj motit”.


Top Channel

You may also like