I nxehti në Europë dhe SHBA. Zjarret rrezikojnë jetë njerëzisht

by admin
Spread the love

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Amerikën dhe Europën vazhdon të shkaktojë zjarre të mëdha dhe rrezikojë jetën e njerëzve.

Shumica e shteteve amerikanë janë nën alarmin e kujdesit nga nxehtësia,ndërsa pritet që temperaturat të tejkalojnë 38 gradë në pesë ditët e ardhshme.

Ndërkohë në Kaliforni zjarri ka përfshirë pyllin e pishave që prej të premtes dhe ndërsa ende nuk është vënë nën kontroll rrezikon të përhapet  edhe në parkun kombëtar Yosemite, i famshëm për pemët gjigande të sekuojas.

Zjarri përfshiu rreth 2650 hektarë pisha, duke dëmtuar dhjetëra prona. Vitet e fundit, Kalifornia dhe pjesë të tjera të Shteteve të Bashkuara perëndimore janë shkatërruar nga zjarre të mëdha, të nxehta dhe me lëvizje të shpejtë, të nxitura nga vitet e thatësirës dhe ndryshimet klimatike.

Ndërkohë, në Evropë, vala e të nxehtit ka shkaktuar viktima të shumta në Spanjë dhe Portugali dhe vazhdon të ushqejë zjarret në mbarë kontinentin.

Qeveria italiane paralajmëroi për temperatura të larta në 16 qytete, ndërkohë që vendi përballet edhe me një thatësirë të pazakontë, si dhe mbi 33 mijë vatra zjarri. Franca gjithashtu pas 1 javë luftë ka arritur të vërë disi nën kontroll zjarret në pjesën jugor te saj. Deri më tani, Italia ka raportuar 27 mijë hektarë të djegur, Franca 44 mijë dhe Spanja 19 mijë.

Por, shteti më i goditur në Evropë këtë fundjavë ka qenë Greqia, e cila ka qenë në luftë me tre zjarre të mëdha që detyruan qindra turistë të evakuohen. I pari ishte zjarri në ishullin e famshëm Lesbos në lindje të detit Egje. Në veri të vendit, zjarrfikësit dhe vullnetarët po luftojnë — për të katërtën ditë radhazi Një zjarr të ashpër në Parkun Kombëtar Dadia, një rezervat natyror i mbrojtur, ndërsa vatra tjetër përfshiu malet pranë kryeqytetit, Athinë.

Vendi pritet të ketë temperatura deri në 42 gradë javën e ardhshme, ndërsa i nxehti ekstrem mund të zgjasë 10 ditë duke rritur rrezikun për zjarre të tjera.

Në kushtet e nxehtësisë ekstreme, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka dërguar udhëzime autoriteteve qendrore dhe lokale për t’u përqendruar tek shpëtimi i jetëve dhe për të ndihmuar komunitetet dhe banorët ndërsa përballen me të nxehtin ekstrem”.


Top Channel

You may also like