I nominuar për “Ylli i javës”, Gjimshiti: Ndoshta tani luaj sulmues tek Atalanta

by admin
Spread the love

Berat Gjimshiti shënoi dy gola kundër Olympiacos dhe i dha fitoren skuadrës së Atalanta në Europa League, me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i Shqipërisë është mes të nominuarve për lojtarin e javës në këtë kompeticion, ndërkohë që fitores foli për Sky Sport Italia.

“Folëm në pushimin e pjesës së parë. Morëm ato 15 minuta për të diskutuar çfarë shkoi keq, duke thënë se duhet të zgjoheshim dhe duhet të fitonim në fund. Ishte fryma e duhur në skuadër dhe ia dolëm ta përmbysnim rezultatin.

Ndoshta ndeshjen tjetër mund të luaj si sulmues. Shpresojmë që pas dëmtimit të Duvan, të mos ketë asgjë serioze për Muriel. Ata janë sulmuesit tanë dhe kemi nevojë për ta. Mund të shpresojmë vetëm për më të mirën.

Na mungonte vërtetë një fitore, veçanërisht në shtëpi. Nuk kisha shënuar as unë prej një kohe të gjatë, kështu që jam i lumtur”, u shpreh Gjimshiti, i cili kishte shënuar me fanellën e skuadrës nga Bergamo 4 gola në 130 ndeshje deri më tani. / oversport.tv

You may also like