I morën Interit 7.5 milionë euro, ylli zikaltër fiton gjyqin me SEG

by admin
Spread the love

Stefan De Vrij ka fituar gjyqin me kompaninë SEG, që mbikëqyri transferimin e mbrojtësit holandez tek Interi. Kalimi te zikaltrit u bë me parametra zero, por sigurisht kompania e menaxhimit përfitoi një komision të majmë.

Kur De Vrij mësoi se në llogarinë e tyre kishin kaluar 7.5 milionë euro, ai vendosi ta hedhë në gjyq për shkak se paga për të cilin nënshkroi ishte e ulët për komisionin që SEG mori nga Interi.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se kompania duhet të kishte vënë në dijeni De Vrij për çdo detaj të marrëveshjes.

Futbollisti kishte kërkuar 10 milionë euro dëmshpërblim, por kjo shifër u bë 4.75 milionë euro që SEG tani është e detyruar t’ia kalojë De Vrij. Praktikisht pak më shumë se gjysma e komisionit që përfitoi nga Interi. / oversport.tv

You may also like