I mituri që vrau 25-vjeçarin në Gjermani, i dorëzohet policisë

by admin
Spread the love

Pas vrasjes së dhunshme të një shqiptari 25-vjeçar në Köln, është paraqitur një i dyshuar. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, ndaj të cilit tashmë ishte kërkuar urdhër-arresti, siç bëri të ditur policia të enjten. Akuza është “vrasje”, transmeton portali Shtegu. 17-vjeçari dyshohet se ka vrarë 25-vjeçarin “me një goditje me mjet të mprehtë në pjesën e sipërme të trupit”. Deri më tani, i riu, i cili tani ndodhet në një qendër paraburgimi për të rinjtë, ka heshtur për akuzat. Sipas informacioneve, ai është paraqitur në polici mbrëmjen e së mërkurës.

25-vjeçari u sulmua dhe u plagos për vdekje mbrëmjen e së hënës. Sipas hetuesve, kalimtarët e kanë gjetur të gjakosur në një trotuar. Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për një shtetas shqiptar që kishte vizituar një të afërm në Köln.

Hetimet për sfondin e krimit dhe motivin e mundshëm nuk kanë përfunduar ende. Policia është ende në kërkim të dëshmitarëve për debatin e dyshuar mes dy burrave.

You may also like