I lindur në Francë, luan në Zvicër – ëndërron Kombëtaren e Kosovës, talenti Ademi rrëfen synimet e tij në karrierë

by admin
Spread the love

Edison Ademi është një tjetër emër i ri në futbollin evropian që po rritet por që synimin kryesor e ka ta veshë një ditë fanellën e Kombëtares së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Mbrojtësi shqiptar, Ademi hapat e parë në futbollin profesional është duke i bërë në futbollin zviceran, me klubin CS ITALIEN. I lindur në vitin 2005, ai tashmë ka filluar një karrierë të mirë.

Paraqitjet e tij në kampionat këtë sezon në qendër të mbrojtës kanë qenë vërtetë të shkëlqyera dhe rezultatet nuk janë aspak produkt i rastësisë, por i punës së madhe dhe talentit të djaloshit.

Ademi është futbollisti më të spikatur në grup-moshën e tij dhe paraqet një element që duhet mbajtur parasysh si një nga futbollistët e së ardhmes.

Ani pse është pushim, ai po vazhdon të stërvitet në kujdesin e trajnerit kondicional, Ardian Sallahu, i cili mban edhe licencën e UEFA-s.

Insporti ka zhvilluar një intervistë me Ademin, në të cilin ka shprehur synimet e tij.

Në këtë intervistë ai flet për Benjamin Kolollin si Një shembull që duhet të ndjekur dhe ëndrrën e tij që një ditë ta veshë fanellën e Kosovës.

No description available.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë:

Insporti: Sa jeni i knaqur me ecurinë në karrierën tuaj ?

Edison Ademi: Patjetër që jam i kënaqur me këtë ecuri mjaft të mirë, por unë mendoj se është puna e të gjithë ekipit, nuk është vetëm meritë e imja. Është edhe meritë e trajnerëve të cilët më ndihmuan në shumë aspekte si teknike, taktike po ashtu edhe fizike, dhe e gjithë djemve që kanë bërë maksimumin. Sigurisht po të mos ishte për ato nuk do ta kishim arritur këtë rekord dhe këto rezultate. Nuk mendoj shumë për rekordin, pasi synimi im është që të shpallem kampion.

No description available.

Insporti: Sa e keni pasur mbështetjen e familjes?

Edison Ademi: Deri në këtë moment familja më ka mbështetur maksimalisht. Prindërit e mi gjithmonë më rrinë pranë, duke më dhënë këshilla e gjëra të tjera. Ata sakrifojnë shumë për mua. Prandaj unë punoj që kurrë mos t’i zhgënjejë, përkundrazi t’i bëj krenar. Do të mundohem që gjithmonë t’i bëj të lumtur.

Insporti: Për cilën Kombëtare keni dëshirë të luani?

Edison Ademi: Normal, secili i ri ëndërron të luaj në nivele të larta. Sa i përket kombëtareve dëshira ime është që të luaj për Kosovën.

Insporti: Na thuaj kush është Edison Ademi, ku ka lindur?

Edison Ademi: Kam lindur në Francë më 25/10/2005 . Origjinën e kam nga fshati Lubishte Qyteti Viti.

Insporti: Cili futbollist i Kosovës të pëlqen?

Edison Ademi: Benjamin Kololli sepse është shumë punëtor dhe i kompletuar në pozitën e tij po ashtu ka lujatur edhe në një klub të madh siç është Zurich.

Insporti: Cili ka qenë momenti yt më i bukur deri tani?

Edison Ademi: Momenti im më i bukur ishte kur e kam fituar vitin e kaluar turnenun  zviceran dhe jam shpall futbollisti më i mirë i turneut dhe po ashtu vlen të theksohet se isha lider i skuadrës, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, që për mua thotë shumë, e vlerësoj lartë nga bashkëlojtarët.

Insporti: Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Edison Ademi: Më sipër e preka pak temën e Kombëtares. Synimi kryesor është të bëhem pjesë e Kombëtares A dhe të arrij nivele edhe më të larta në futboll.

You may also like