“I kemi hapur derën Rusisë”, Belind Këlliçi flet për protestën që organizoi Sali Berisha

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, është shprehur protesta ishte kundër Aleksandër Vuçiç, pasi sipas tij ky nuk mund te jetë miku i shqiptarëve.

Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, sipas Këlliçit marshuan sot në bulevard kundër nismës “Ballkanit të Hapur”, pasi sipas tij kjo nismë lë gjysmën e Ballkanit Perëndimor, dhe në mënyrë indirekte i hap derën Rusisë.

“Nuk mundet që ne sot të pranojmë që Rama të rehabilitojë ministrin e Sllobodan Millosheviçit, përgjegjës, për gjenocidin mbi qytetarët shqiptarë të Kosovës dhe trojeve shqiptare. S’mund ta pranojmë si një politikan paqedashës dhe normal. Protesta e sotme ishte kundër “Ballkanit të Hapur” që lë gjysmën e vendeve të Ballkanit Perëndimor jashtë. I gjithë ky projekt bëhet në kuadër të hegjemonisë serbe në rajon, por mbi të gjitha duke i hapur derën Serbisë, fuqizimit në politikën e jashtme, ne indirekt ne i kemi hapur derën Rusisë. Dhe duke qenë se ne kemi qenë dakord që në fillim me iniciativën e BE, me “Procesin e Berlinit”, ne i qëndrojmë atij projekti që përfshin Ballkanit Perëndimor”, tha ai për Ora News.

You may also like