I kam blerë 800 euro në Dubai

by admin
Spread the love

Ish-konkurrentja e Përputhen dhe Big Brother VIP Albania, Antonela Berisha ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena” në Top Channel, ku ka rrëfyer se është e dashuruar dhe e lumtur, ndërsa tregoi edhe marrëdhënien që ka me ish-konkurrentët e programeve ku ajo ka marrë pjesë.

E ngacmuar nga moderatorja Alesia Bami për këpucët e saj të kuqe dhe çmimin e tyre, Antonela zbuloi se i ka blerë në Dubai dhe kushtojnë 800 euro. Ndër të tjera ajo tregoi edhe pse i pëlqen kaq shumë Dubai, duke theksuar se është një vend i nxehtë.

“Këpucët e mia janë blerë në Dubai dhe kushtojnë 800 euro. Këto edhe gjëra të tjera, kush është i interesuar t’i blejë… Pse më pëlqen Dubai? Sepse është vend i nxehtë, motra ime jeton atje…”- tha Antonela Berisha në emisionin “Top Arena” në Top Channel.

Antonela Berisha ka qenë kryefjalë e lajmeve rozë muajt e fundit, për shkak të deklaratave të saj që kanë bërë shumë bujë. Pak kohë më parë, ajo ka deklaruar se nëse një mashkull nuk ka para, mos t’i afrohet pasi e do burrin bos.

You may also like