I ka trajnuar të dyja, trajneri italian: Juve-Inter dhuron emocione, por nuk është vendimtare

by admin
Spread the love

Juventus pret të dielën në mbrëmje Interin.

Një sfidë e cila është konsideruar si një duel direkt për titullin në Serie A duke qenë se aktualisht zikaltërit udhëheqin kampionatin me vetëm dy pikë nga Juventusi dhe bardhezinjtë duken të paktën për momentin si e vetmja skuadër që mund t’i hapë punë zikaltërve.

Megjithatë, për Marcello Lippin, trajner që i ka trajnuar të dyja skuadrat, kjo ndeshje nuk është vendimtare pasi është ende herët dhe sezoni mbetet i gjatë.

“Pres një ndeshje të hapur dhe që i ka të treja rezultatet. Inter dhe Juventus janë dy skuadra që janë superiore nga pjesa tjetër, megjithatë unë besoj se sfida e së dielës nuk është vendimtare për titullin. Është një rrugëtim i gjatë për të mbërritur te titulli kampion. Zikaltërit janë shumë të fortë, ndërsa bardhezinjtë kanë avantazhin që nuk luajnë në Kupat e Europës”, u shpreh Lippi./ Shqip


Top Channel

You may also like