I jepet lamtumira ish-Papës Benedikt, fjalët e fundit përpara vdekjes!

by admin
Spread the love

Radhë të gjata njerëzish kanë mbushur sheshin e Shën Pjetrit në Romë në pritje për t’i bërë homazhet e tyre ish-kreut të Kishës Katolike, Benediktit të XVI.

Trupi i ish-Papës është vendosur në Katedralen e Shën Pjetrit, ku do të qëndrojë deri të mërkurën.

Vatikani pret deri në 35 mijë vizitorë në ditë këtë periudhë, ndërsa Katedralja atje do të qëndrojë hapur deri në orën 19:00. Fluksi i vizitorëve megjithatë, nuk pritet të jetë i të njëjtave përmasa me lamtumirën e dhënë Papës Gjon Pali II prillin e vitit 2005.

Varrimi i Benediktit është planifikuar të mbahet ditën e enjte. Sipas amanetit të ish-Papës ai do të jetë ceremonial, por i thjeshtë. Meshën do ta drejtojë pasardhësi i tij, Papa Françesku. Rreth 60.000 vetë priten në varrimin e ish-Papës, mes tyre edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. CNN thotë se Ratzinger, që vdiq të shtunën në një manastir në Vatikan në moshën 95-vjeçare, në letrën e vet të fundit, që u përshkrua si një testament shpirtëror i botuar pas vdekjes së tij, u kërkonte falje të gjithë atyre ndaj të cilëve ka gabuar.

Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti, në vend që ta mbante këtë detyrë përgjithmonë, falenderonte po ashtu në këtë letër Zotin që e drejtoi “mirë” gjatë gjithë jetës,dhe shprehu mirënjohjen për prindërit e tij, të cilët siç tha, e sollën në jetë në një kohë mjaft të vështirë.


Top Channel

You may also like