I harruar nga Kombëtarja shqiptare, Armando Sadiku realizon dy gola në Spanjë

by admin
Spread the love

Armando Sadiku shënon dy gola në fitoren e Las Palmas përballë Leganes me shifrat 4-2, përballje për Segunda Division në Spanjë.

Në minutën e 23-të të ndeshjes ai shënoi golin e barazimit 1-1 për skuadrën e tij, me një devijim të shpejtë para portës kundërshtare.

Ndërkohë, në minutën e 76 erdhi edhe goli i 4-2 me firmën e sulmuesit shqiptar, këtë herë duke treguar nuhatje në zonë pas një grushtimi të portierit, për të shtyrë sferën në rrjetë e siguruar këtë rezultat të rëndësishëm për skuadrën e tij që aktualisht mban vendin e 8 në tabelën e klasifikimit.

Gjatë këtij sezoni, Armando Sadiku është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat me Las Palmasin. Teksa, nuk u ftua nga Reja për ndeshjet e muajit mars.

Armando Sadikut, hyri në histori me golin e shënuar në Europianin e 2016-ës, por edhe me 12 golat që ka shënuar me fanellën e Shqipërisë në 38 ndeshje. 

You may also like