I doli emrin në Arabinë Saudite, Sarri bën pyetjen epike: A mund të pi cigare atje?

by admin
Spread the love

Emri i trajnerit të Lacios, Mauricio Sarri është lakuar së fundmi për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, teksa tekniku italian i pyetur rreth këtyre zërave, zgjodhi të bënte një pyetje epike.  

Sarri u interesua menjëherë për të ditur nëse pirja e duhanit ishte e ndaluar atje për shkak të ligjeve strikte. 

“Arabia Saudite,a mund të pi cigare atje?”, pyeti Sarri dhe pas përgjigjes pohuese që mori nga gazetari, tha: “Atëherë do të shohim. Megjithatë, kjo nuk është një gjë e programueshme sot. Nëse mendoj për të ardhmen, do të doja të isha trajner i Lacios. Është një projekt në të cilin Lotito beson, edhe nëse është e qartë se ai dëshiron garanci”. 

Ai komentoi edhe periudhën e kaluar te Çelsi, duke pranuar se largimi nga Liga Premier dhe kthimi në Itali ishte një gabim. 

“Te Çelsi ishte sfiduese për mua të zhytesha në një klub pa një drejtor sportiv, ku asnjë trajner nuk mund të zgjasë më shumë se dy vjet. Por në muajt e fundit jam kënaqur dhe kam gabuar që doja të largohesha. Të punosh në Ligën Premier është diçka unike. Rikthimi në Itali ishte një gabim”, tha Sarri. 

PANORAMASPORT.AL

You may also like