I dërrmuan banorët, po i përdorin si kavie

by admin
Spread the love

Një shkrim mbi këtë Big Brother dhe trajtimit të banorëve brenda këtij ‘reality show’, ka bërë së fundmi gazetarja e njohur Sonila Meço.

Duke i quajtur banorët dhe shikuesit e këtij formati ‘kavje’, Meço shkruan: “Kavie, kavie, kavie…

Të rritur mjaftueshëm për t’i konsideruar viktima, të provokuar rëndshëm për t’u ulëritur moralin në fytyrë, të përdorur keqaz për t’u bërë gjyqin, të përfshirë me miratimin e tyre për t’u manipuluar, në një laborator mediatik ku rregullat ndryshojnë arbitrarisht.

Ku loja ngatërrohet me koshiencë me jetën reale sipas nevojës së audiencës, ku qëllimi justifikon mjetin, shikueshmëria skandalin, spektakli politikën, morali padrejtësinë dhe dhoma e rrëfimit justifikon ekuilibrat e forcës.

Aty ku dashuria stimulohet me çdo kusht për lojë e loja çon për skrap dashurinë. Aty ku të çojnë me pahir në një puthje, për ta përdorur po atë pahir me prodhu “dhunën”. Aty ku mbijetesa sigurohet vetëm nga intriga, por të “vrasin” me fjalime patetike mbi njerzillëkun.

Dhe në fund të dëmtuarit e mëdhenj janë kaviet jashtë laboratorit, që presin drejtësi nga një lojë, në një tv privat, me skenar, sponsora dhe fitime marramendëse prej përfshirjes së tyre.

Kavie brenda e kavie jashtë… Vëllai i Madh brenda e Shefi i Madh jashtë…

You may also like