Hyseni: Dua ta zë vendin e Vedat Muriqit te Kosova

by admin
Spread the love

Sulmuesi, Muhamet Hyseni ka “shpërthyer” këtë sezon me skuadrën e Llapit në elitën e futbollit kosovar.

Forma e mirë e tij u pa edhe në ndeshjen e Kosovës kundër Zvicrës (1:1), e zhvilluar në nëntor në Bazel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Hyseni realizoi gol në stadiumin e Bazelit, në ndeshjen debutuese me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës.

Synim i Muhamet Hysenit është që një ditë të zëvendësojë Vedat Muriqin në pozitën e sulmuesit te Kosova.

“Gjithmonë kam synime për të arritur diçka. Një ditë synoj të zë vendin e Vedat Muriqit dhe të arrijë hapat e tij, sepse ai ka bërë shumë për Përfaqësuesen e Kosovës” – deklaroi Hyseni për lajmi.net.

“Synojë që një ditë të luajë në nivele më të larta evropiane. Me punë dhe përkushtim besoj se do t’ia arrijë”, shtoi ai.

Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/

You may also like