Hyrja në qeveri, vendim strategjik i ASH-së – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aleanca për Shqiptarët tentoi të lidhë bashkëpunim me VMRO-në pas daljes nga qeveria në vitin 2018, duke shpresuar se kjo parti ka ndryshuar diskursin politik, sidomos karshi shqiptarëve. Kështu vlerësoi analisti Xhelal Neziri në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, sipas të cilit pas daljes kundër propozimit francez që hapte rrugën e eurointegrimeve, u dëshmua se kjo parti nuk ka bërë kthesën e duhur.

ASH sipas Nezirit ka marr një vendim strategjik dhe mes VMRO-së apo LSDM-së ka zgjedhur këtë të fundit.

Sipas Nezirit, nuk ka elemente shantazhi në këtë vendim të kreut të ASH-së, taravari për t’iu bashkuar shumicës qeveritare.

“ASH nuk kishte alternativë. Mendoj se edhe partitë tjera me kohë do të shohin se me VMRO-në e aq më pak me Levicën, do ta kenë shumë të vështirë bashkëpunimin”, tha mes tjerash Neziri./KlanMacedonia

You may also like