Hyrja e ASH-së në Qeveri, sot takimi Kovaçevski-Taravari – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të takohet me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari për hyrjen e mundshme të kësaj partie në koalicionin qeverisës, takimi do të mbahet në Qeveri nga ora 13:00.

Kryeministri Kovaçevski dje në një deklaratë për media ka konfirmuar se sot do të ketë takim me kreun e ASH-së ku do të diskutohet për koalicionin qeveritar.

“Do të kemi një takim me Taravarin. Do të diskutojmë progresin që nga hera e fundit që jemi parë, por do të diskutojmë edhe bashkëpunimin e mundshëm dhe zgjidhjet ligjore dhe programore që mund të përmirësojnë kapacitetet e shtetit dhe të Kuvendit dhe marrja e këtyre vendimeve për realizimin e planit tonë është synimi që vendi të jetë shtet anëtar i BE-së deri në vitin 2030”, theksoi Kovaçevski.

Sa i përket çështjeve kadrovike, Kovaçevski theksoi se nuk është diskutuar, por nëse ai dhe Taravari gjejnë gjuhë të përbashkët në politikat programore dhe në fushën e zgjidhjeve të sistemit juridik, mund të diskutohen.

TI RAPORTON!

You may also like