Hyn tek dhe del tre, kur do ta “blindojë” Garda Bajram Begajn

by admin
Spread the love

Pas lirimit nga detyra me firmë të Ilir Metës, tashmë zgjedhja e Bajram Begajt në krye të shtetit, është thjesht një formalitet edhe pse ngjall shumë kuriozitet numri i votave që do të marrë sot pasdite.

Në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Begaj nuk ka ndonjë mbrojtje të veçantë dhe është parë të lëvizë me një makinë me targa “MM 037 MM” dhe shoqërohet vetëm nga shoferi, por situata do të ndryshojë për të pas votimit në Kuvend.

Ligji “Për Gardën e Republikës” përcakton se garda merr në mbrojtje Presidentin e Republikës, menjëherë pas votimit në Kuvend dhe kryerjes së ceremonisë së betimit nga ana e tij.

Bajram Begaj, pritet ta marrë detyrën më datë 24 Korrik, kur edhe mbaron detyra e Ilir Metës në Presidencë.

You may also like