Hungaria arreston norvegjezin që planifikonte masakër të stilit ‘Breivik’ (fotot)

by admin
Spread the love

Autoritetet në Hungari kanë arrestuar sot një 45 vjeçar norvegjez të dyshuar se po komplotonte një atentat vrasjesh masive, që të linte në hije dhe masakrën e ekstremistët të djathtë Anders Behring Breivik, njoftonte policia e Budapestit.

Breivik vrau 77 njerez në masakrën më të rëndë në kohë paqeje në Norvegji, në korrik 2011. Ai vrau tetë njerëz me një makinë bombë në kryeqytetin Oslo dhe më pas vrau me armë 69 të tjerë, kryesisht adoleshentë në një kamp pushimi të rinisë së partisë së majtë Laburiste në pushtet.

Policia hungareze tha se burri që nuk është emëruar ende, kishte publikuar shumë video në një portal online, ku specifikonte planet për vrasjet masive në një vendndodhje të paspecifikuar.

Zyrtarët shtonin se i dyshuari, i cili fliste kryesisht norvegjisht dhe në disa raste në anglisht, kërkontë të kalonte numrin e viktimave të vrara nga Breivik.

“Mund të godas kudo … në aeroport, në terminal hekurudhor, asgjë nuk është problem,” citonte policia të kishte thënë i dyshuari në disa prej videove.

Burri i u ndalua nga forcat speciale javës që shkoi është dënuar më parë për krime seksuale në Norvegji, tha policia hungareze, pa dhënë më te për detaje.

Zyrtarë norvegjezë konfirmonin për mediat se ishin kontaktuar nga autoritetet polake pë të dyshuarin por thanë se “nuk mund të komentojnë për hetimin e një vendi tjetër”.

Ata shtonin se i arrestuari po mbahej aktualisht në një institucion të shëndetit mendor, sipas agjencisë Reuters.