Humbja e radhës “Air Albania”, Tirana zhgënjen edhe në Conference League

by admin
Spread the love

Tirana po përballet mbrëmjen e sotme në “Air Albania” me Zrinjskin, për ndeshjen e parë të raundin të dytë në Conference League.

Pasi u eliminua në raundin e parë të Champions League nga Dudelange, të cilët i mundën kampionët e Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 3-1, tashmë bardheblutë do të vijojnë rrugëtimin europian në një tjetër kompeticion.

3 ndryshime në formacionin e ekipit tonë krahasuar me humbje e fundit ndaj Dudelange. Vesel Limaj rikthehet pas pezullimit, teksa nga minuta e parë do e nisin edhe Florent Hasani e Klevi Qefalija.

90+5′ Kundërsulm i Zrinjskit, por Bekaj tregohet fantastik përballë kroatit Cuze.

62′ Tirana pretendon për një penallti, arbitri vijon lojën me të drejtë.

60′ Seferi lëviz mirë në krahun e djathtë, braziliani Devid nuk arrin dot te topi.

 55′ Dy shkëndija nga Taulant Seferi, i cili tenton portën kundërshtare. Topi mbi tra.

54′ Mundësi e mirë për Tiranën, por Hasani gjuan keq nga goditja e dënimit.

 51′ Tension në fushë. Najdovski dhe Jankovic kapen me duar me njëri-tjetrin, arbitri i ndëshkon të dy me të verdhë.

50′ Asist i bukur i Xhixhës për Seferin, por portieri Condric fiton duelin e shpejtësisë me sulmuesin e Tiranës.

40′ Ismajlgeci dhe Xhixha kombinojnë bukur mes tyre. Kapiteni hedh një top në zonën kundërshtare, nuk mbërrijnë as Seferi dhe as Hasani.

37′ Gafë e Behiratches, përfiton Bilbija që pason për Jankovic. Bekaj në gatishmëri, devijon në këndore gjuajtjen e 20-vjeçarit kroat.

33′ Tirana vuan në krahun e majtë. Tjetër vertikalizim për Bilbijan, devijimi i të cilit grushtohet nga portieri Bekaj.

25′ Reagon Tirana. Xhixha kombinon me Seferin dhe lëviz bukur. Më pas pason për Hasanin, krosimi i të cilit nuk arrihet dot nga Seferi.

 23′ Zrinjski pranë golit të dytë. Vertikalizim i bukur për Bilbijan, i cili i humbet mbrojtjes bardheblu, por pritja e Bekajt eviton golin e dytë të skuadrës mike.

12′ Zrinjski në avantazh. Bilbija nuk gabopn nga pika e bardhë, edhe pse Visar Bekaj ia kuptoi krahun. 0-1 për kampionët e Bosnjes.

11′ Penallti për ekipin boshnjak pas një faulli naiv të Vesel Limajt.

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratche, Tosevski, Ismailgeci, Hasani, Aleksi, Limaj, Seferi, Qefalia, Xhixha.

Trajner: Orges Shehi

Zrinjski: Condric, Memija, Magdic, Barisic, Corluka, Ticinovic, Jukic, Savic, Kamenar, Jankovic, Bilbija.

Trajner: Sergej Jakirovic / Super Sport


Top Channel

You may also like