Humbja e parë e Donald Trump – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley ka arritur fitoren e saj të parë ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale republikane në Uashington.

Haley fitoi me 62.86 për qind të votave ndaj 33.22 për qind të Trump, njoftoi Partia Republikane të dielën vonë. Gjithsej votuan 2035 republikanë.

Haley, e cila është më e moderuar se Trump, shihet ende se ka pak shanse për të mposhtur përfundimisht ish-presidentin për të siguruar nominimin republikan.

Trump ka fituar çdo zgjedhje deri më tani, duke përfshirë shtetin e Haley-t, Karolinën e Jugut. Ai është pothuajse i sigurt se do të përballet me presidentin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Përpara zgjedhjeve paraprake në Uashington, Trump kishte 244 delegatë nga 24 të Haley-t. Fitorja e saj në kryeqytet i shtoi vetëm 19 delegatë në total.

Megjithatë, Haley mbetet në garë të paktën deri në garën e “Super të Martës” më 4 mars, kur do të votojnë 15 shtete dhe një territor, Samoa Amerikane.

Uashingtoni është një zonë urbane, me një përqindje relativisht të lartë të banorëve me diplomë fakulteti, ndërsa bazat e Trump janë zonat rurale me një popullsi më pak të arsimuar. /tesheshi.com/

You may also like