Humbi të atin pak javë më parë, Ronaldo i prek të gjithë me fjalët e tij

by admin
Spread the love

Pak kohë më parë moderatori i njohur Ronaldo Sharka humbi fatkeqësisht të atin nga një sëmundje e rëndë.

Gjatë qëndrimit të tij në  BigBrotherVIP, ai u surprizua nga i ati në shtëpinë e famshme duke i emocionuar të gjithë teksa shprehej se ishte krenar për djalin e tij.

E disa ditë më vonë, ai nuk arriti ta fitonte dot betejnë me sëmundjen që po luftonte prej kohësh dhe u nda nga jeta.

Së fundmi, Ronaldo e ka kujtuar babain e tij me anë të një postimi prekës në InstaStory. Gazetari ka publikuar një foto ku tregon telefonatën me babain e tij dhe krahas saj shkruante:

“Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri. Më ka marrë malli bab”.

You may also like