Humbi penalltinë ndaj Vllaznisë, Skuka ka një mesazh për tifozët e Partizanit

by admin
Spread the love

Penalltia e humbur në gjysmëfinalen ndaj Vllanisë ka lënë shenjë te sulmuesi i Partizanit, Xhuljano Skuka, që u kritikua për paraqitjen jo të mirë dhe për humbjen e 11-metërshit, që eliminoi kryeqytetasit nga Kupa e Shqipërisë.

Sulmuesi i “demave”, që u pa me lot në sy në përfundim të sfidës, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh për tifozët e Partizanit.

“Ndoshta zhgënjimin që pësuat nuk do mund ta heq nga mendja juaj, por premtoj që do të bëj të harroni mbrëmjen e sotme dhe të rikuperoj atë. Ajo çfarë unë kam nevojë më së shumti tani është besimi juaj”, shkruan sulmuesi i kuq në Instagram. / Oversport.tv

You may also like