Humbi gjerndanin e artë, luftëtari i UFC-së arrestohet në aeroport

by admin
Spread the love

Luftëtari i UFC-së, Israel Adesanya (neozelandez me origjinë nga Nigeria), është arrestuar në aeroportin JFK të Nju Jorkut për posedimin e një dorëze bronzi, që konsiderohet armë e ftohtë në këtë shtet amerikan.

Superylli i UFC-së humbi gjerdanin e artë në peshën e mesme në ‘Madison Square Garden” të Nju Jorkut të shtunën në mbrëmje, pasi u mund nga Alex Pereira me nokaut teknik në raundin e pestë.

Adesanya, 33 vjeç, po përgatitej të largohej nga Nju Jorku të mërkurën pasdite, por u arrestua në aeroportin për “posedim të armëve kriminale”. Kjo armë në fjalë është një dorezë metalike prej bronzi, e paligjshme në shtetin e Nju Jorkut.

Menaxheri i tij, Tim Simpson, doli me një deklaratë, duke thënë se “Izraeli mori një dhuratë nga një fans, të cilën e vendosi në bagazhin e tij. Kur u ndalua në aeroport, e hodhi menjëherë sendin dhe bashkëpunoi me autoritetet. Ai u pajtua me rrethanat, kështu që çështja u hodh poshtë dhe ai është rrugës për në shtëpi.”

You may also like