Humb jetën në vendin e punës një 66 vjeçar në Gjakovë

by admin
Spread the love

Në Gjakovë, një punëtor 66 vjeçar ka humbur jetën.

Ai u lëndua në mëngjesin e së shtunës në vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot me datën 04.06.2022 policia në Gjakovë ka pranuar informacion se rreth orës 09:48 një person mashkull i moshës rreth 66 vjeçare, është lënduar në vendin e tij të punës. Të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendngjarje, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit”, ka theksuar ai.

Elezaj ka sqaruar se vdekja e personit është konstatuar në vendngjarje nga personeli mjekësor dhe rasti është iniciuar për hetim.

“Nga personeli mjekësor i dalur në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin është inicuar rast hetim i vdekjes”, ka thënë ai.


You may also like