Hugo Lloris drejt MLS – Shqip

by admin
Spread the love

Portieri kampion bote pritet të firmosë te Los Angeles me parametra zero

Mexhor Ligë Soker po tenton të rikthehet protagoniste në merkaton e futbollistëve. Pas një viti ku u sfumua së tepërmi nga Arabia Saudite, kampionati amerikan kërkon të përforcohet me elementë cilësorë, që kryesisht vijnë nga 5 ligat kryesore të Europës.

I radhës që ka përfunduar në lupën e dëshirave të skuadrës së MLS, Los Anxheles është portieri, Hugo Lloris. Francezi po mendon një etapë të re në karrierë dhe pas 11 vitesh mund të largohet nga Tottenham Hotspur.

Zbritja në hierarkinë e portierëve tek skuadra londineze po e shtyn 37-vjeçarin për tu larguar. Skuadra amerikane duhet të negociojë një marrëveshje me Lloris, për të bindur ish-kampionin e Botës për tu zhvendosur përtej Oqeanit. Parasezoni i MLS fillon në janar dhe Lloris pritet të bashkohet me skuadrës për tu përgatitur siç duhet.

Muajt e fundit të kontratës me Tottenham e favorizojnë për të qenë i lirë të negociojë në fillimin e vitit të ardhshëm, me koston që do të ishin të ulëta për blerjen e kartonit të tij. Lloris ka bërë 447 paraqitje me Tottenham që prej firmës në vitin 2012, teksa për 145 ndeshje ka mbrojtur portën e nënkampionëve aktual të Botës. Tre vite pas kalimit te Londinezët, ai u gradua kapiten i skuadrës, për ta mbajtur shiritin në krah për 8 vite.

Klan News

You may also like