Hristijan Mickoski rizgjidhet kryetar i VMRO-DPMNE-së

by admin
Spread the love




VMRO-DPME në Kongresin e rregullt të 17-tin me radhë, ka rizgjedhur Hristijan Mickoskin për kryetar të partisë.

Mickoski ishte kandidat i vetëm për kryetar të partisë, ndërsa kandidatura e tij u mbështet nga 489 nga 493 delegatë.

Ndryshe në kongresin e sotëm u prezantua doktrina apo platforma e re e partisë, ndërsa në fjalimin e tij pak para fillimit të kongresit, Mickoski tha se partia për një kohë të shkurtër do të qëndrojë në opozitë dhe se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. /SHENJA/


You may also like