Hoxhaj: Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake, instrument i politikës së jashtme serbe

by admin
Spread the love

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka reaguar pas propozimit në rezolutën e BE-së, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në atë vend aziatik.

Hoxhaj, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se për këtë çështje që sot po e konfirmon Bashkimi Evropian, ka biseduar edhe me ndërkombëtarët sa ishte pjesë e Qeverisë.

“Atë çfarë e kam thënë për shumë vite sa kam qenë në Qeveri në takim me ndërkombëtarët, sot po e konfirmon Bashkimi Evropian. Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake ka qenë instrument i politikës së jashtme serbe për disa dekada! Kjo ka ndodhur në koordinim të ngushtë me Rusinë dhe Kinën, kundër Perëndimit globalisht dhe kundër Kosovës në Ballkan! Ky është boshti gjeopolitik i Serbisë, boshti i së keqes!”, ka shkruar Hoxhaj.

Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në atë vend aziatik.

You may also like