Hoxhaj: Mundësitë e mëdha të cilat na i ofron hapësira kibernetike, na bëjnë cak të sulmeve të ndryshme (VIDEO)

by admin
Spread the love

Këtë të diel në emisionin “Familja ime”, u diskutua për dhunën kibernetike.

I ftuar për të trajtuar këtë temë ishte njohësi i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj.

Ai tha se në momentin e parë që ne jemi në hapsirë kibernetike, kemi mundësi t’i shfrytëzojmë tē gjitha të mirat që na i sjellë ajo, por në të njejtën kohë edhe të lëndohemi nga çfarë do sulmi që mund të na vie.

“Duhet të kuptojmë se në hapësirë kibernetike nuk ka kufij shtetëror administrativ, çfarë do të thotë që ne bashkjetojmë, jemi qytetar të një hapësire kibernetike”.

Hoxhaj, më tutje tregoi se saj përketë përdorueseve komplet të internetit në botë janë katër(4) miliard, kur bëhet fjalë për rrjete sociale si “Facebook” numërohen dy(2) miliard kyqës, ndërsa hapësira kibernetike në Kosovë  shfrytëzohet nga një(1) milonë qytetar.

“Mundësitë e mëdha të cilat na i ofron hapësira kibernetike, qoftë për kontakte, qoftë për qëllime tjera, njëkohësishit na bën neve cak të sulmeve të ndryshme, të cilat mund të jenë që nga sulmet “fishing” deri tek bullizmi, apo i njohur ndryshe në gjuhën kibernetike si “cyberbullying” i cili ka një impakt jashtëzakonishit të madh”, u shpreh Hoxhaj.

Njohësi i sigurisë kibernetike, tha se fenomeni “cyberbullying”, është i përsëritshëm dhe prek aspektin psiqik të njeriut, ngase kjo vazhdimishit ka edhe shpërndarje horizontale.

You may also like