Hoxha: Rrezikshmëria në punë për policët nuk është paguar në tre muajt e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë.

Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Siguri, ku ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor.

Ndërsa, shefi i Policisë tregoi se Policët e Kosovës që janë të përfshirë në veri janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre.

“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit, jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, tha Hoxha. /Klankosova.tv.

You may also like