Hovenieri takohet me Ramën – Shqip

by admin
Spread the love

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga ambasada amerikane, ku thanë se Hovenier e Rama shkëmbyen disa mendime.

“Në përputhje me praktikën diplomatike, ambasadori Hovenier takohet shpesh me një gamë të gjërë zyrtarësh qeveritarë. Ambasadori u nderua që pati mundësi të shkëmbente mendime me kryeministrin Rama”, thuhet në përgjigje, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot Rama është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like