Houthi godet cisternën britanike – Shqip

by admin
Spread the love

Izraeli intensifikon bombardimet në Gaza, edhe pse u urdhërua të marrë hapa për të parandaluar aktet e gjenocidit

Një cisternë e naftës britanike është goditur nga një raketë Houthi e lëshuar nga Jemeni. Raketa kishte në shënjestër Marlin Luanda si përgjigje e agresionit amerikano-britanik.

Incidenti ndodhi 60 milje detare në jug-lindje të Adenit. Kompania Trafigura me bazë në Singapor që zotëron anijen vlerësoi “ndihmën thelbësore të ofruar nga anijet indiane, të Shteteve të Bashkuara dhe të Marinës Franceze” për të ndihmuar në kontrollimin e zjarrit.

Nga incidenti askush nuk mbeti i lënduar ndërsa zjarri është shuar plotësisht. Pas sulmit anija iu drejtua një porti të sigurt. Qeveria britanike i ka bërë thirrje anijeve që kalojnë tranzit të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Pas kësaj SHBA-ja u kundërpërgjigj duke sulmuar një anije të Houthi-t që përbënte një kërcënim për marinën e saj

Ky është sulmi i fundit ndaj transportit tregtar nga Houthis rreth Detit të Kuq. Grupi thotë se po synon anijet në rajon në mbështetje të palestinezëve në Gaza, ku Izraeli po lufton Hamasin. Ndërkaq Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) ka dënuar rrethimin e vazhdueshëm izraelit dhe shënjestrimin e selisë së saj në spitalin al-Amal në Khan Younis për të gjashtën ditë radhazi.

174 palestinezë u vranë dhe 310 u plagosën në enklavë në 24 orët e fundit duke e çuar bilancin në mbi 26 mijë të vdekur qëkur nisi ofensiva. Izraeli i intensifikon bombardimet në të gjithë Rripin e Gazës, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi atë të ndërmarrë hapa për të parandaluar aktet e gjenocidit.

Përkeqësimi i kushteve të motit e bën shumë të vështirë për njerëzit që u detyruan të shpërnguleshin dhe të qëndronin disa streha të tjera për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Ndërkaq forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 20 palestinezë në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit, duke përfshirë ish të burgosur. Që nga 7 tetori, të paktën 6,305 palestinezë janë arrestuar në të gjithë Bregun Perëndimor.

Klan News

You may also like