Hoti: Vitit 2022 do jetë i vështirë nëse Qeveria nuk i rrit Subvencionet së paku 25 përqind

by admin
Spread the love

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se vitit 2022 do jetë i vështirë nëse Qeveria nuk i rrit Subvencionet së pasku 25 përqind.

Ai tha se sipas Agjencisë së Statistikave, çmimet e inputeve bujqësore, ku hyjnë farërat, plehrat, pesticidet, ushqimi i kafshëve dhe të ngjashme, në tremujorin e fundit të vitit 2021 janë rritur me 25.3% krahasuar me një vit më parë. Për plehrat dhe ushqimin e kafshëve në veçanti, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë.

postimi i plotë

VITI 2022 DO TË JETË I VËSHTIRË PËR BUJQIT NËSE QEVERIA NUK I RRIT SUBVENCIONET SË PAKU PËR 25%.
Sipas Agjencisë së Statistikave, çmimet e inputeve bujqësore, ku hyjnë farërat, plehrat, pesticidet, ushqimi i kafshëve dhe të ngjashme, në tremujorin e fundit të vitit 2021 janë rritur me 25.3% krahasuar me një vit më parë. Për plehrat dhe ushqimin e kafshëve në veçanti, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë.
Me këtë rritje të çmimit të inputeve bujqësore, bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin paraprak. Kjo do të ndikojë në rënien e të ardhurave të mijëra familjeve që aktivitet kryesor e kanë bujqësinë. Efekti negativ do të jetë zinxhiror, pasi do të rritet importi i produkteve bujqësore dhe do të përkeqësohet aftësia konkurruese e prodhuesve kosovarë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Qeveria urgjentisht duhet të rrisë subvencionet për bujqësi së paku për 25% për të ruajtur nivelin ekzistues të aktivitetit bujqësor në vend. Po aq e rëndësishme për bujqit është që subvencionet të paguhen në kohën kur bujqit duhet të blejnë inputet bujqësore.
Nëse subvencionet nuk rriten, atëherë sivjet mund të shohim më shumë tokë djerrë dhe ferma të kafshëve që mbyllen.
Në kontekst të rritjes së pasigurisë në tregjet globale, është e rëndësisë strategjike sigurimi i një niveli minimal të prodhimit bujqësorë, krahas qëndrueshmërisë së furnizimit me energji që duhet të sigurojë Kosova në afat të gjatë.
Këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave janë mbledhur sipas metodologjisë së Eurostatit, ku janë përfshirë 77 inpute bujqësore, duke evidentuar çmimet në barnatore bujqësore, farmaci veterinare, biznese dhe tregje të ndryshme ku tregtohen inputet bujqësore.

Lexo lajme interesante

You may also like