Hoti – Qeverisë: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me reduktimet që nisin nga sot.

Hoti vlerëson se është papërgjegjësi që të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë dhe se reduktimet na kthejnë me dekada prapa, njofton Klankosova.tv.

Mes tjerash, deputeti i LDK-së thotë se qeveria për të mbuluar keqmenaxhimin me reduktime po e hapin temën e shamive në shkolla.

“Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.
Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti në Facebook.

 

You may also like