Hoti kritikon Kurtin: Vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vizitën disa javore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në SHBA.

Hoti në një status në Facebook tha se Kurti vizitoi shumë vende, por mungoi adresa që është kryesorja për botën demokratike dhe për shqiptarët, Shtëpia e Bardhë.

“Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave; Shtëpia e Bardhë.”, shkroi Hoti në një status në Facebook.

“Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta”, vazhdoi ai.

Kurti ka qenë në vizitë në SHBA prej datës 6 maj. Ai u takua me shumë persona, por me askënd nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit.

You may also like