Hoti kërkon nga Komisioni Hetimor për energji elektrike të qartësojë katër çështje

by admin
Spread the love

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pas publikimit të opinionit të Avokatit të Popullit rreth tarifave të energjisë elektrike, Komisioni Hetimor Parlamentar për energji elektrike, duhet që sa më parë të qartësoj katër çështje.

Postimi i plotë i Hotit në “Facebook”:

Avokati i Popullit vlerëson se tarifat e reja të energjisë elektrike kanë elemente diskriminuese, vlerësim ky në linjë me vendimet e organeve të drejtësisë.

Dje është publikuar
Opinioni i Avokatit të Popullit, ku theksohet se subvencionimi i plotë nga
Qeveria i kostos së ngritur të energjisë për konsumatorët biznesorë, por jo për
konsumatorët e amvisërisë, paraqet diskriminim. Edhe pse “Opinioni i Avokatit
të Popullit” nuk arrin të bëjë dallimin sa i përket funksionimit të tregut të
energjisë krahasuar me tregjet e mallrave dhe shërbimeve të tjera që operojnë
në kushte të konkurrencës pothuajse të plotë, ai është në linjë me vendimin e
institucioneve të drejtësisë të publikuar para disa ditësh.

Komisioni Hetimor
Parlamentar duhet sa më parë të qartësojë për qytetarët këto çështje:

– kronologjinë e
veprimeve dhe mosveprimeve të të gjitha institucioneve përkatëse,

– ku janë shpenzuar
100 milionë euro dhe përse është dashur të rriten tarifat me gjithë këtë
subvencionim gjeneroz të Qeverisë,

– të shqyrtojë me
rigorozitet “pavarësinë” në vendimmarrje të ZRRE-së kur janë përcaktuar tarifat
e reja,

– përse ka ndryshime
substanciale në mes të “Raportit konsultativ për shqyrtimin e strukturës
tarifore” të datës  17 janar 2022 dhe
“Vendimit për tarifat e reja” të datës 8 shkurt 2022, pasi në raportin
konsultativ propozohet rritje për 9% të tarifave, ndërkaq në vendimin për
tarifa të reja është vendosur krejt tjetër gjë.

You may also like