Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

by admin
Spread the love

Dashi

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Ky muaj ka për të qenë shpesh i tensionuar. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Vetëm java e fundit ka për të qenë disi më e qetë. Nëse keni një lidhje deri në datën 12 do përballeni me situata goxha të vështira. Persona të tretë do ndikojnë jashtëzakonisht dhe do ua prishin harmoninë. Mund të mendoheni edhe të largoheni nga partneri për pak kohë. Ju beqarët më mirë shprehini ndjenjat dhe më pas merrini gjërat shtruar. Mos kërkoni asgjë më ngulm. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Marsi do rritë rezistencën dhe imunitetin. Në punë portat do ju hapen pas datës 15, deri në atë datë do kaloni peripeci dhe sfida. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka.

Demi

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Ky muaj do jetë përgjithësisht me diell për ju dhe gjërat nuk do ju ecin keq. Ju që keni një lidhje do bëni ndryshime rrënjësore që në fillim të muajit dhe do ju duket sikur do rilindni. Rutina kishte kohë që po ju zinte frymën. Partneri në fakt do jetë ai që do hapë më shumë rrugë dhe do mendojë edhe për surprizat më të veçanta. Ju beqarët do jeni goxha të rezervuar, por në fakt mundësitë që do iu jepen për takime do jenë aq të mira saqë nuk do mundin dot t’i neglizhoni. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do jeni dinamikë dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Në punë do vlerësoheni për ambicien dhe korrektësinë, por do jeni paksa të turpshëm për të kërkuar të drejtat që ju takojnë. Java e dytë dhe e tretë ka për të qenë e mbushur me arritje. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur e pakëndshme.

Binjakët

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Muaj vërtet i shkëlqyer ky për ju. Jupiteri do ua plotësojë kërkesat që do keni dhe Mërkuri do kujdeset për interesat tuaja. Kur të keni nevojë për të bërë zgjedhje Urani do ju gjendet pranë dhe do ju këshillojë si duhet. Nëse keni një lidhje mundohuni të qeshni përherë sepse jeta është vërtet e bukur., Qëndroni sa më shumë që të mundeni pranë atij që dashuroni dhe mos u kapni pas gjërave pa rëndësi. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe mund të merrni propozime të njëpasnjëshme. Stresi dhe pagjumësia mund t’iu shqetësojnë herë pas herë, por shëndeti në tërësi do jetë goxha i mirë. Në punë do jeni përherë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë do ju marrin mendime. Do jeni shembull për shumicën e kolegëve. Me menaxhimin e financave duhet të jeni më të kujdesshëm dhe keni për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme.

Gaforrja

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjate këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, ne javët e para, do qëndroni disi larg atij që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 12, qielli do hapet dhe dielli do e ngrohë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do ju vijnë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë me parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të parë nëse situata është përmirësuar sa duhet. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat. Financat nuk do jenë të këqija kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë.

Luani

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji nuk do keni shumë probleme dhe buzëqeshja do ju shoqërojë. Për ju që keni një lidhje tensioni do ulet ndjeshëm. Do doni të bëni edhe gjëra të reja vetëm që të përjetoni kënaqësi sa më shumë. Si ju ashtu edhe partneri do e dëgjoni me kujdes njëri-tjetrin dhe nuk e kundërshtoheni. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe vetëm që ta ndryshoni statusin sepse do pendoheni më vone. E rëndësishme për t’u thënë është se statusi do ndryshoje deri në fund të muajit. Shëndeti për fat të mire nuk do jetë problematik, përkundrazi edhe nëse keni pasur shqetësime do ndiheni më të qetë. Në punë nuk duhet të ndaleni edhe sikur t’iu dalin sfida të vështira. Gjithçka mund të kalohet po të keni vullnetin e mirë. Në planin financiar do keni vështirësi të shumta për ta mbajtur situatën të stabilizuar pasi do jeni të detyruar të shpenzoni për gjëra jetike.

Virgjëresha

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Ky do jetë një muaj i paqëndrueshëm për të gjithë. Nëse jeni në një lidhje do keni komunikim të hapur, por kjo herë do ndikojë për mirë e herë për keq. Do jetë edhe momente pasionante kur do i shprehin ndjenjat, por edhe momente kur do debatoni dhe do këmbëngulni se keni të drejtë. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë të joshni sidomos 15 ditët e para të muajit. Do i vini re pafund defektet e të tjerëve dhe nuk do bindeni. Fatmirësisht javët e fundit do ndryshoni mendim dhe sjellje. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar. Nuk do jeni aq energjike sa më parë dhe stresi mund të japë edhe probleme të tjera. Në punë do keni përballje të forta me kolegët dhe shefat, por nuk do tërhiqeni. Në planin financiar do jetë një sfidë shumë e madhe rregullimi i financave. Do mundoheni, por nuk është plotësisht e sigurt nëse do ja dalin.

Peshorja

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji Urani do e trondite paksa ritmin e jetës tuaj dhe qetësia nuk do jetë mbizotëruese, Jeta juaj në çift do jetë ajo që do paguajë më shtrenjtë. Nëse keni pasur probleme vërtet serioze mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mos lini asgjë për më vonë. Në datën 7 do keni një zënkë të rënë që do vendosë distancën mes jush dhe mund të mendoni të largoheni përfundimisht. Nëse jeni beqarë nuk keni për të pasur asgjë interesante dhe do ndiheni keq. Shëndeti do jetë i mirë dy javët e para, por më pas do vijnë vështirësitë. Kujdes me virozat. Profesionalisht do jetë muaj i rëndësishëm dhe do jeni plot angazhime. Kontaktet që keni lidhur do ju ndihmojnë të arrini objektivat. Në planin financiar, por i bëtë me kujdes llogaritë nuk keni për të pasur probleme.

Akrepi

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Ky do jetë një muaj i mbushur me bashkëpunim. Do jeni të gatshëm të bëni edhe lëshime vetëm që gjërat t’iu ecin gjithmonë mirë. Nëse jeni në një lidhje bëni kujdes me padurimin dhe ruani sa të mundeni qetësinë. Po e latë partnerin të flasë lirish e pa dorashka marrëdhënia mes jush do mbetet e kënaqshme. Do pajtoheni edhe pas disa zënka që keni pasur. Ju beqarët do keni më shumë fat pas datës 19. Ju duhet t’i bëni sytë katër sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të shfaqet personi ideal. Për shëndet më të mirë duhet patjetër të kujdeseni me ushqimin dhe të beni aktivitetin fizik. Në punë do mund të çliroheni nga tensioni i madh që keni pasur dhe do ndiheni më të gatshëm të shprehni me zë të lartë mendimet. Plutoni dhe Urani do ju mbështesin dhe do arrini majat. Financat nuk kanë për të pasur probleme serioze megjithatë për të ruajtur ekuilibrin duhet të shpenzoni përherë me kujdes dhe largpamësi.

Shigjetari

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas datës 17 situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t’iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 10 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.

Bricjapi

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t’iu ikur nga duart. Java e parë do jetë e qetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 15 gjërat mund të fillojnë disi të ndryshojnë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t’iu ndodhnin në këtë mënyrë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por ankthi dhe stresi do jenë ato që do krijojnë probleme. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por kjo nuk do ju frikësojë për të hedhur hapat e menduara. Nëse jeni të punësuar në një institucion dhe keni marrëdhënie me jashtë do jeni më me fat se të tjerët. Gjendja e financave do jetë e mirë, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante apo për të hequr para mënjanë.

Ujori

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Ky muaj do jetë herë pas here i trazuar. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Mirë është t’i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do njiheni me persona të shumtë, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar. Shëndeti do jetë problematik dy javët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes në punë. Kujdesuni pak më tepër për veten tuaj. Në punë fillimi i muajit do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që javën e tretë ka rrezik që situata t’iu dalë jashtë kontrollit. Bëni mirë të mos ju besoni shumë kolegeve që keni pranë sepse do zhgënjeheni. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t’iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Peshqit

Horoskopi i muajit janar 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do i jepni prioritet partnerit dhe do e bëni atë të ndihet me fat që ju ka në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat që keni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetëm dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Në punë pavarësisht rrugës së vështirë nuk do dorëzoheni. Disa miq do ju ofrojnë goxha mbështetje. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.

You may also like