Holandezi i Milanit, Reijnders: Moment i vështirë, por do të reagojmë

by admin
Spread the love

Milani humbi 3-1 në shtëpi nga Dortmundi. Mesfushori i Milanit, Tizhjani Reijnders, ka folur për “Sky Sport 24”, pas disfatës së djeshme duke deklaruar:

“Treguam shumë energji dhe u përpoqëm të fitonim dhe e shoh si mëkat të madh faktin që humbëm. Tani nuk është gjithçka në dorën tonë për kualifikimin. Është një situatë e vështirë në të cilën gjendemi, por duhet të reagojmë sa më shpejt që të jetë e mundur.

I vetmi ilaç është të fitojmë. Mentaliteti ishte pozitiv, treguam energji dhe patëm shumë mundësi, por nuk arritëm të shënonim më shumë se një gol.

Vështirë të kualifikohemi, por do të përpiqemi. Duhet të mposhtim Njukasëllin dhe të shohim rezultatin në fushën tjetër: por duhet të besojmë sepse është ende gjithçka e mundur.”

PANORAMASPORT.AL

You may also like