Holanda pa Van Gaal ndaj Danimarkës e Gjermanisë, rezulton me covid-19

by admin
Spread the love

Holanda nuk do të ketë në stol për dy miqësoret e muajit mars trajnerin e tyre Louis van Gaal. Tekniku holandez ka rezultuar me covid-19 dhe ndodhet në izolim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Holandeze e Futbollit nëpërmjet një komunikate zyrtare. Në të thuhej se Van Gaal rezultoi pozitiv dhe nuk do të jetë në stol për dy sfidat ndaj Danimarkës dhe Gjermanisë.

Ai do të zëvendësohet nga ndihmës trajnerët e tij, Danny Blind (i cili pritet të jetë edhe në krye të stolit), Henk Fraser dhe Frans Hoek. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Amsterdam në stadiumin “Johan Cruyff Arena”. /oversport.tv

Foto: OnsOranje, Twitter

You may also like