Hoffenheim rikthehet te fitorja, mban gjallë shpresat për zonën Champions

by admin
Spread the love

Hoffenheim rikthehet te fitorja pas tre ndeshjes dhe tashmë është me pikë të barabarta me Leipzig që ndodhet në zonën Champions. Ata mposhtën në shtëpi me rezultatin 2-0 Arminia Bielefeld dhe dalin nga ky takim me tre pikë që mungonin që nga data 8 janar.

Hubner zhbllokoi rezultatin në minutën 22 duke shënuar një gol me kokë. Ai e shfrytëzoi mjaft mirë krosimin nga e djathta të Raum duke e lënë të palëvizur portierin kundërshtar.

Dyfishimi nërkohë do të vinte në pjesën e dytë dhe më konkretisht në minutën 51. Edhe goli i dytë erdhi nga një harkim në zonë. Dabbur harkoi nga e majta dhe Rutter kishte kohë mjaftushëm për të ndalur topin dhe për ta çuar më pas në fundin e rrjetës.

Kështu u mbyll edhe takimi me rezultatin 2-0, ndërsa Hoffenheim tashmë “katapultohet” në vendin e pestë në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Leipzig i vendit të katërt. Në të njëjtën kuotë pikësh janë edhe dy ekipet pas Hoffenheim, Freiburg dhe Union Berlin.

Nga ana tjetër, Arminia ndodhet në vendin e 15-të në kuotën e 22 pikëve, po aq sa Augsburg që ndodhet në zonën e ftohtë të klasifikimit. /oversport.tv

BUNDESLIGA – Java 22
Hoffenheim – Arminia Bielefeld 2-0
Shënues:
Hubner 22’, Rutter 51’

 

You may also like