Hoeness: Ju garantoj 100% se Lewandowski do të qëndrojë te Bayerni  

by admin
Spread the love

Uli Hoeness, presidenti i nderit të Bayern Munich ka dalë garant se Lewandowski do të qëndrojë me bavarezët edhe sezonin e ardhshëm. Vetëm Hoeness gjatë një interviste për BR qetësoi tifozët e Bayernit duke larguar zërat e merkatos që e lidhnin sulmuesin polak me Barcelonën.

“Ju garantoj 100% se Lewandowski do të qëndrojë te Bayerni edhe vitin tjetër. Ka një kontratë dhe është shumë e thjeshtë, do të qëndrojë”, tha Hoeness për BR. Ndërkohë që fjalët e tij i kanë dhënë një goditje të madhe shpresave të Barcelonës për një transferim të mundshëm.

Kontrata aktuale e Lewandowskit skanon në fundin e sezonit tjetër. Sipas mediave polaku konsiderohej si një transferim i sigurt te Barcelona për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, fjalët e fundit të Hoeness konfirmojnë të kundërtën. /oversport.tv

Foto: FC Bayern München, Facebook

You may also like